OKB-ja dërgon ndihma përmes Turqisë në Sirinë veriperëndimore të goditur nga tërmeti
2023-02-10 10:50:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Karvani i parë i ndihmave të Kombeve të Bashkuara kaloi nga Turqia në provincën veriperëndimore të Idlib të Sirisë të enjten, tri ditë pas tërmetit shkatërrues, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare “Anadolu”.

Gjashtë kamionë me ndihma hynë në pikën kufitare Bab al-Hawa përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë, citon “Xinhua”.

Bab al-Hawa është aktualisht i vetmi vendkalim përmes të cilit ndihma e OKB-së lejohet të shkojnë në zonë.

Turqia po punon për të hapur dy porta të tjera kufitare me Sirinë për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare për fqinjin e saj, i cili gjithashtu vuan pasojat nga tërmetet masive, tha të mërkurën ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. (Elona)