Sanksionet amerikane sjellin rreziqe
2023-02-10 15:41:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

ShBA-ja ka ushtruar pandërprerë sanksione mbi vendet e tjera, duke përfshirë jo vetëm vendet me të cilat ka marrëdhënie armiqësore ose të tensionuara, por edhe aleatët e vet. Vitet e fundit, sfera e sanksioneve amerikane është zgjeruar vazhdimisht, duke rrezikuar rendin ndërkombëtar politik, ekonomik e ligjor.

ShBA-ja mund të quhet e vetmja "superfuqi e sanksioneve" në botë. Sipas "Raportit të sanksioneve për vitin 2021" të hartuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, deri në vitin financiar 2021 ShBA-ja kishte vendosur mbi 9400 sanksione.

Sanksionet amerikane kanë dëmtuar parimin e barazisë së sovranitetit shtetëror dhe kanë shkelur ligjin ndërkombëtar e rendin ndërkombëtar shumëpalësh me OKB-në në krye, duke përbërë kërcënim për sistemin e sigurisë ndërkombëtare të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Njëkohësisht, sanksionet kanë ndërhyrë në tregtinë ndërkombëtare dhe kanë shkatërruar zinxhirin e furnizimit të tregtisë globale, duke shtuar koston e ndërmarrjeve. (Fani)