3 IPO-të më të mira në botë në 2023-shin vijnë nga Gjermania dhe Kina
2023-02-10 11:44:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tre ofertat më të mëdha publike fillestare (IPO) në botë në 2023-shin deri më tani erdhën nga Gjermania dhe Kina, sipas një analize të publikuar nga firma konsulente “Ernst & Young” (EY) të mërkurën.

Të ardhurat nga debutimi në tregun e aksioneve të kompanisë gjermane të mbajtjes së faqeve në internet IONOS Group SE të mërkurën pritet të jenë 447 milionë euro (480.6 milionë dollarë amerikanë). Kjo ishte IPO-ja më e madhe globale deri tani këtë vit, bën të ditur “Xinhua”.

Me një vëllim emetimi prej 383 milionë dollarë amerikanë, IPO-ja e “Cinda Securities Co. Ltd” e Kinës në fillim të shkurtit ishte e dyta më e madhe, e ndjekur nga “Hubei Jianghan New Materials Co. Ltd.” e Kinës me 352 milionë dollarë amerikanë.

Në nivel global, viti  2023 nisi mjaft i dobët. Në janar, 77 IPO mblodhën vetëm 2.55 miliardë dollarë amerikanë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, 98 IPO arritën në 31.91 miliardë dollarë amerikanë.

Pas vitit rekord 2021, numri i IPO-ve në 2022-shin në mbarë botën ra me 45 për qind në 1,333, dhe vëllimi i emetimit madje ra me 61 për qind në 180 miliardë dollarë, sipas një studimi të mëparshëm të “EY”.

IPO-ja më e madhe vitin e kaluar ishte debutimi në tregun e aksioneve të prodhuesit koreano-jugor të baterive “LG Energy Solution”, duke mbledhur 10.7 miliardë dollarë amerikanë. Prodhuesi gjerman i makinave sportive luksoze “Porsche AG” u rendit i dyti, i ndjekur nga ofruesi i komunikimeve celulare “China Mobile”. (Elona)