“Veolia”, optimiste për objektivat e gjelbra të Kinës
2023-02-09 10:06:04

Ofruesi francez i zgjidhjeve mjedisore, “Veolia Group”, mbetet optimiste për ekonominë e Kinës dhe operacionet e saj në vend këtë vit, duke marrë parasysh vendosmërinë e fortë të qeverisë kineze për të luftuar ndotjen. Sipas drejtuesve të kompanisë, ambicia e Kinës për të reduktuar emetimet e dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060 u ka dhënë kompanive të huaja si “Veolia” udhëzime për zhvillim, duke u paraqitur mundësi të shumta korporatave shumëkombëshe.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ofruesi francez i zgjidhjeve mjedisore, “Veolia Group”, pret rritje të fortë nga tregu kinez në vitin 2023, pasi politikat gjithnjë në optimizim krijojnë mundësi të shumta për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore në vend, tha një zyrtar i lartë i kompanisë. Pavarësisht sfondit të një recesioni të mundshëm ekonomik global, “Veolia” mbetet optimiste për ekonominë e Kinës dhe operacionet e saj në vend këtë vit, duke marrë parasysh vendosmërinë e fortë të qeverisë kineze për të luftuar ndotjen, tha Christophe Maquet, zv.drejtor ekzekutiv i “Veolia”-s për rajonin e Azi-Paqësorit.

“Pavarësisht ndikimeve të Covid-19 dhe konfliktit Rusi-Ukrainë, kompania ende arriti performancë më të mirë nga sa pritej globalisht vitin e kaluar dhe ne jemi të sigurt dhe optimistë për operacionet tona në sektorët e menaxhimit të ujit, mbetjeve të ngurta dhe energjisë në Kinë në vitin 2023”,- tha ai.

Maquet tha se besimi në tregun kinez vjen jo vetëm nga madhësia e tregut, por edhe nga shpejtësia e zhvillimit të tij.

“Veolia” do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj lokalë për të ofruar zgjidhje gjithëpërfshirëse të optimizimit të menaxhimit të burimeve për transformimin ekologjik”,- tha ai.

Foto:VCG

Foto:VCG

Megjithë shpërthimet e Covid-19 në Kinë, “Veolia” ende arriti që vitin e kaluar të kryente projekte të menaxhimit të ujit dhe tokës me kompanitë lokale, përfshirë “Jinneng Holding Group”, ndërsa u angazhua me projekte të reja, duke përfshirë pastrimin e ajrit të brendshëm për Muzeun e Shangait, tha ai. Maquet beson se ambicia e Kinës për të reduktuar emetimet e dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060 u ka dhënë kompanive të huaja si “Veolia” udhëzime për zhvillim, duke u paraqitur mundësi të shumta korporatave shumëkombëshe.

Tang Sisi, analist në firmën kërkimore “BloombergNEF”, tha se shumë korporata të huaja kanë shtuar përpjekjet për të lidhur bizneset e tyre kryesore me kërkesën e tregut të Kinës. Sipas tij, fokusi aktual i Kinës në zhvillimin e një ekonomie me karbon të ulët dhe qarkulluese është bërë një fokus strategjik për më shumë kompani kineze si dhe shumëkombëshe.

“Veolia” bëri të ditur se do të përshpejtonte bashkëpunimin me palët e interesuara kineze në vitin 2023 për të përfituar më tej nga zgjerimi i ardhshëm i tregut, duke përfshirë mundësitë në trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, shërbimet industriale dhe ekonominë qarkulluese, si dhe riciklimin e plastikës dhe menaxhimin e energjisë për klientë industrialë, tha Maquet. Kompania po punon gjithashtu për trajtimin e baterive të automjeteve elektrike, një fushë tjetër që do të jetë premtuese për zhvillimin e “Veolia” në Kinë, tregu më i madh për makinat elektrike dhe bateritë e makinave elektrike.

Një qendër e trajtimit të ujërave të zeza në qytetin Ji'an, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

“Qëllimi i dekarbonizimit të Kinës është një mundësi e mirë për kompanitë e huaja si “Veolia”. Ne dëshirojmë të vazhdojmë të ndajmë përvojën dhe njohuritë tona me Kinën dhe të realizojmë zhvillimin e gjelbër së bashku me partnerët tanë kinezë”,- bënë të ditur drejtues të kompanisë.