Grupi i parë turistik kinez pritet me qilim të kuq në EBA
2023-02-09 14:23:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë mirëpritur grupin e parë të turistëve kinezë duke shtruar qilimin e kuq.

Të 60 turistëve, të nisur nga Guangzhou, iu ofruan dhurata dhe shërbime të lehtësuara të kontrollit në hyrje.

Drejtuesi i kompanisë që organizoi dërgimin e këtij grupi, thotë se autoritetet e turizmit të Abu Dhabit dhe Dubait i kanë pritur me nderim të veçantë turistët kinezë.

Menaxheri i përgjithshëm i hotelit "Fairmont The Palm"  shprehu kënaqësinë për fillimin e udhëtimeve ndërkombëtare nga Kina dhe theksoi ndikimin që do të ketë një gjë e tillë mbi turizmin dhe ekonominë vendore.

EBA-ja është një ndër 20 destinacionet e përcaktuara pasi Kina rinisi udhëtimet e grupeve turistike jashtë vendit këtë javë.