Për të rinjtë amrikanë, "këto katër qytete janë më të rrezikshme se zonat e luftës"
2023-02-09 15:37:18

foto nga VCG

Zv/presidentja amerikane Kamala Harris bëri homazhe dhe vendosi lule për 11 viktimat e një incidenti me të shtëna me armë zjarri në Los Anxhelos, më 25 janar 2023/ foto nga VCG

Sipas njoftimit të 4 shkurtit të radios "Zëri i Amerikës" (VOA), dhuna me armë në ShBA kërcënon seriozisht të rinjtë e këtij vendi.

Në njoftim thuhet se të rinjtë amerikanë nuk jetojnë në zona lufte, por sipas një studimi të botuar në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, një pjesë e tyre përballen me një vdekshmëri alarmuese nga dhuna me armë, që madje e kalon edhe atë të trupave amerikane në luftërat e fundit.

Studiuesit u fokusuan në rastet e vdekjeve të lidhura me armët të meshkujve të rinj në katër qytete kryesore amerikane: Çikago, Filadelfia, Nju-Jork dhe Los Anxhelos. Në disa zona të këtyre qyteteve, vdekshmëria e meshkujve të moshës 18-29 vjeçe është më e lartë se ajo e ushtarëve amerikanë në luftërat e Irakut dhe të Afganistanit.

Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të ShBA-së (CDC), ndër shkaqet e vdekjes së fëmijëve e të rinjve amerikanë, vdekjet nga armët i kalojnë ato nga aksidentet rrugore. CDC-ja vuri në dukje gjithashtu se në vitin 2021, 3 597 fëmijë vdiqën nga të shtënat me armë zjarri.

Nga të dhënat e sondazhit del që në vitin 2022 dhuna me armë vazhdoi të ishte shumë e përhapur në ShBA. Vjet pati 648 raste të shtënash me armë zjarri në përmasa të mëdha (me katër a më shumë të vdekur ose të plagosur, pa përfshirë vetë autorin), duke iu afruar rekordit historik. Ndërsa në muajin e parë të vitit 2023, kanë ndodhur mbi 50 raste të tilla në mbarë ShBA-në.