Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri më 20 maj
2023-02-09 10:37:33

Parlamenti ukrainas zgjati ligjin aktual ushtarak në vend deri më 20 maj, njoftoi agjencia e lajmeve e drejtuar nga qeveria “Ukrinform”.

Zgjatja e ligjit ushtarak, që do të përfundojë më 19 shkurt, u miratua nga 348 ligjvënës në asamblenë prej 450 vendesh, shkruan “Xinhua”.

Ligjvënësit miratuan edhe një draft të veçantë për zgjatjen e mobilizimit të përgjithshëm të popullsisë deri më 20 maj.

Zgjatja e ligjit ushtarak dhe mobilizimi i përgjithshëm u propozua në parlament nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Parlamenti ukrainas vendosi ligjin ushtarak pas konfliktit me Rusinë më 24 shkurt 2022 dhe e ka zgjatuar atë pesë herë që atëherë. (Irma)