Erdogan: Reagimi ndaj tërmetit kthehet në normalitet pas problemeve në ditën e parë
2023-02-09 11:15:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi në provincën jugore Kahramanmaras, epiqendra e tërmetit masiv të së hënës, se pas disa problemeve në reagimin e ditës së parë ndaj tërmeteve, operacionet janë kthyer në normalitet për momentin, njoftoi transmetuesi shtetëror “TRT”, citon “Xinhua”.

Sipas presidentit Erdogan, të prekurit nga tërmeti mund të qëndrojnë përkohësisht në hotele në qendrën e turizmit mesdhetar të Antalias dhe në provincën jugore të Mersinit.

Erdogan njoftoi se 10.000 lira turke (rreth 530 dollarë amerikanë) do t'i jepen çdo familjeje të prekur nga tërmetet dhe njësi të reja banimi do të ndërtohen brenda një viti në 10 provincat e goditura nga fatkeqësia.

Pjesët jugore dhe juglindore të Turqisë janë tronditur nga një tërmet katastrofik të hënën. Një tërmet me magnitudë 7.7 u pasua disa orë më vonë nga një lëkundje e dytë e fuqishme 7.6 në provincën Kahramanmaras.

Presidenti turk tha se deri tani nga tërmeti rezultojnë mbi 8500 viktima, ndërsa rreth 50 mijë janë plagosur. (Irma)