Ekipet kineze të shpëtimit fillojnë punën në zonat më të goditura nga tërmeti në Turqi
2023-02-09 14:18:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekipet kineze të shpëtimit filluan operacionet në provincën jugore Hatai të Turqisë, që ka pasur numrin më të madhe të jetëve të humbura nga tërmetet e së hënës. Një ekip shpëtimi kinez prej 82 anëtarësh filloi punën më 21:00 të së mërkurës sipas orës vendore në një apartament të rrëzuar me pesë kate, ku 10 banorë ishin të humbur. Ekipi, i dërguar nga Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave, kishte me vete pajisje shpëtimi dhe furnizime.

Edhe pjesëtarët e Ekipit të Shpëtimit "Ramunion" të Kinës, që po ndihmojnë në punët e ndihmës e të shpëtimit pas tërmetit në Turqi, arritën në Iskenderun të Hatait nga Adanaja rreth orës 19:00.

Kina shpalli që do të ofrojë 30 milionë juanë ndihmë urgjente për Sirinë dhe do të përshpejtojë furnizimin me ushqime. Shoqëria e Kryqit të Kuq e Kinës dërgoi të enjten një ekip shpëtimi në Sirinë e goditur nga tërmeti.

Numri i vdekjeve nga tërmetet masive në Turqi dhe Siri u rrit mbi 15 000 të mërkurën, treguan të dhënat zyrtare, ndërsa punonjësit e shpëtimit ende kërkojnë për të mbijetuar.

Zyrtarët dhe mjekët thanë se 12 391 veta kanë vdekur në Turqi dhe 3 042 në Siri, duke e çuar numrin e përgjithshëm  në 15 433.