Fabrikat kineze nxisin rimëkëmbjen në vitin 2023
2023-02-09 14:54:11

VCG

VCG

Objektet prodhuese në Kinë po i kthehen rutinës pas festës së Vitit të Ri Hënor Kinez në fund të janarit, duke shtuar shenjat se ekonomia e dytë më e madhe në botë po rimëkëmbet nga ndikimi i Covid-19. Një sërë projektesh të mëdha në të gjithë vendin kanë rifilluar punën. Sipas ekspertëve, performancat e jashtëzakonshme të shumë rajoneve të nivelit provincial që nga fillimi i vitit tregojnë potencialin e madh të rritjes së ekonomisë së Kinës dhe një fillim i mirë në tremujorin e parë do të nxisë shumë besimin për zhvillimin ekonomik gjatë gjithë vitit.

 

Në një punëtori të operuar nga “Nanchang Highly Electrical Appliances Co Ltd”, mes madhështisë së makinerive zhvillohet skena e aksionit ndërveprues, me një kompresor të ajrit të kondicionuar që del nga linja e montimit çdo gjashtë sekonda. Mjetet pa drejtues lëvizin para-mbrapa dhe mbi 1400 punonjës përveshin mëngët për të plotësuar numrin në rritje të porosive në fabrikën në Nanchang, kryeqendra e provincës Jiangxi të Kinës lindore.

 

VCG

VCG

Kompania pati rritje të porosive të prodhimit me 20 për qind në baza vjetore në tremujorin e parë 2023. Kjo i atribuohet momentit të mirë të kushteve të përgjithshme ekonomike të Kinës, tha Wang Xin, drejtor i zyrës së menaxherit të përgjithshëm të “Nanchang Highly Electrical. Appliances Co Ltd”. Objektet prodhuese në Kinë po i kthehen rutinës pas festës së Vitit të Ri Hënor Kinez në fund të janarit, duke shtuar shenjat se ekonomia e dytë më e madhe në botë po rimëkëmbet nga ndikimi i Covid-19.

 

Në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, tre fabrikat në pronësi të prodhuesit kinez të automobilave “Changan Auto” në Zonën e Re Liangjiang funksionojnë me kapacitet të plotë, me më shumë se 9000 punonjës. Që nga 31 janari, rreth 360 ndërmarrje industriale mbi madhësinë e përcaktuar - që do të thotë firma industriale me një qarkullim vjetor biznesi prej të paktën 20 milionë juanë (2.94 milionë dollarë) - kanë rifilluar prodhimin në Liangjiang dhe më shumë se 140.000 punëtorë janë rikthyer në vendet e tyre të punës.

 

Një sërë projektesh të mëdha në të gjithë vendin kanë rifilluar punën. Në një qendër prodhimi dhe teknologjie, në Shenzhen të Kinës jugore, u lançua në fund të janarit grupi i parë me 266 projekte të reja për vitin 2023, me një investim total prej 329.53 miliardë juanë.

 

Performancat e jashtëzakonshme të shumë rajoneve të nivelit provincial që nga fillimi i vitit tregojnë potencialin e madh të rritjes së ekonomisë së Kinës, tha Chen Bin, ekspert nga Qendra Shtetërore e Informacionit. “Një fillim i mirë në tremujorin e parë do të nxisë shumë besimin për zhvillimin ekonomik gjatë gjithë vitit”,- theksoi Chen. Sipas një sondazhi të kryer nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare në Kinë, 99.4 për qind e kompanive të huaja të anketuara kishin besim për perspektivat e zhvillimit ekonomik të Kinës në vitin 2023.

 

VCG

VCG

Ditën e parë pas festës, linjat e prodhimit ishin aktive dhe makineritë ishin në funksionim në fabrikën e dytë të operuar nga “SMC (China) Co Ltd”, një degë në pronësi të plotë të prodhuesit japonez të komponentëve pneumatikë “SMC Corporation”, në Pekin. Komponentët pneumatikë të prodhuar do të shiten në më shumë se 80 vende të botës.

 

“Duke përfituar nga garanci të ndryshme shërbimesh nga departamentet qeveritare, të ardhurat tona po rriten vazhdimisht”,- tha Ma Qinghai, menaxher i përgjithshëm i “SMC Investment Management China Co Ltd”.

 

Kompania do të vazhdojë të zgjerojë investimet e saj në Kinë dhe do të krijojë një qendër kërkimi dhe zhvillimi në Pekin, e cila do të jetë më e madhja e këtij lloji jashtë Japonisë, sipas Ma. Bazat pozitive afatgjata të ekonomisë së Kinës mbeten të pandryshuara dhe faktorët pozitivë që nxisin përmirësimin e përgjithshëm të performancës së saj ekonomike janë rritur shumë, tha Zhang Liqun, studiues në Qendrën Kërkimore të Zhvillimit të Këshillit të Shtetit. Indeksi i menaxherëve të blerjeve për sektorin e prodhimit të Kinës shënoi rritje në janar pas tre muajsh tkurrje radhazi.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar kohët e fundit ngriti parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Kinës në 2023 në 5.2 për qind nga një parashikim i mëparshëm prej 4.4 për qind.