Rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës tërheqin më shumë investime të huaja
2023-02-08 15:27:04

VCG

VCG

Ekspertët thonë se rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës pritet të përdorin më tej avantazhet e tyre në kostot e kombinuara të prodhimit për të tërhequr më shumë investime të huaja. Kina ka rritur përpjekjet për të udhëhequr zhvendosjen e rregullt të këtyre kapaciteteve në rajone të tjera të vendit. Përparësitë e rajoneve qendrore dhe perëndimore përfshijnë grumbullimin industrial dhe sistem më të fortë të mbështetjes krahasuar me konkurrentët e tyre në ekonomitë fqinje.

 

Rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës pritet të përdorin më tej avantazhet e tyre në kostot e kombinuara të prodhimit për të tërhequr më shumë investime të huaja mes konkurrencës nga disa vende fqinje dhe përpjekjeve të vendit për zhvillim me cilësi të lartë, sipas ekspertëve.

 

Në veçanti, rajonet qendrore dhe perëndimore parashikohen të marrin më mirë investime të huaja të zhvendosura nga industritë intensive të punës në zonat bregdetare ku kostot e punës janë rritur, thanë ata. Të dhënat e fundit kanë treguar se rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës tejkalojnë ndjeshëm rajonet lindore për sa i përket rritjes së investimeve të huaja direkte. Ritmi i rritjes gjithashtu shpesh e kalon atë të nivelit kombëtar me një hendek të madh.

 

VCG

VCG

Sipas Ministrisë së Tregtisë, përdorimi aktual i kapitalit të huaj nga Kina arriti në rreth 1.23 trilionë juanë (182 miliardë dollarë) në vitin 2022, 6.3 për qind më shumë se një vit më parë.

 

Normat vjetore të rritjes për rajonet qendrore dhe perëndimore ishin përkatësisht 21.9 për qind dhe 14.1 për qind.

 

“Rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës kanë të ashtuquajturin avantazhin e të ardhurve të vonshme në tërheqjen e investimeve të huaja, në të cilat kostoja relativisht e ulët e punës dhe kostoja e kombinuar e prodhimit janë tërheqëse për investitorët e huaj”,- tha Sang Baichuan, dekan i Institutit të Ekonomisë Ndërkombëtare në Universitetin e Biznesit Ndërkombëtar dhe Ekonomisë në Pekin.

 

Qendrat ekonomike në këto rajone po bëhen një forcë kyçe në Kinë për të pritur kapacitete industriale të zhvendosura nga zonat bregdetare, tha Sang, duke shtuar se më shumë grupime industriale ka të ngjarë të formohen në qytetet kryesore dhe zonat ekonomike në rajonet qendrore dhe perëndimore në të ardhmen, me sistemet e mbështetjes industriale që do të përmirësohen më tej.

 

“Ndërsa infrastruktura, ndërgjegjësimi për hapjen dhe mjedisi i biznesit vazhdojnë të përmirësohen në rajonet qendrore dhe perëndimore, kostoja relativisht e ulët e faktorëve të kombinuar të prodhimit pritet të shtojë më shumë fluksin e investimeve të huaja direkte në rajonet e brendshme”,- tha Bai Ming zëvendësdrejtor i departamentit të kërkimit ndërkombëtar të tregut në Akademinë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik.

 

VCG

VCG

Për shkak të faktorëve të ndryshëm negativë, si rritja e kostove të punës dhe presioni nga disa vende për të ulur pozicionin e Kinës në zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit, disa kapacitete industriale, veçanërisht në sektorët intensivë të punës, po zhvendosen nga zonat lindore të Kinës. Megjithatë, Kina ka rritur përpjekjet për të udhëhequr zhvendosjen e rregullt të këtyre kapaciteteve në rajone të tjera të vendit.

 

 

Përparësitë e rajoneve qendrore dhe perëndimore përfshijnë grumbullimin industrial në industri të tilla si elektronika, telat dhe kabllot, çeliku dhe automobilat dhe sistem më të fortë të mbështetjes krahasuar me konkurrentët e tyre në ekonomitë fqinje, tha Bai.

 

Megjithëse industri si laptopët, kompjuterët dhe telefonat celularë kanë përjetuar zhvendosjen e kapaciteteve në vende duke përfshirë Vietnamin dhe Indinë, shumë qytete në rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës, duke përfshirë Xi'an në provincën Shaanxi, Chongqing, Chengdu në provincën Sichuan dhe Zhengzhou  në provincën Henan, kanë parë gjithashtu rritje të investimeve në industritë e lidhura, sipas Bai.

 

Sipas tij, rajonet qendrore dhe perëndimore përfitojnë më shumë nga industritë në të cilat kanë avantazhe konkurruese, për shembull, industria e çelikut në Wuhan, provinca Hubei, industria e automobilave dhe e energjisë diellore në provincën Anhui dhe makineritë inxhinierike në provincën Hunan.

 

Megjithatë, sipas Sang, rrjeti logjistik dhe kapaciteti mbështetës industrial duhet të përmirësohen më tej në rajonet qendrore dhe perëndimore për të lehtësuar më mirë rritjen e flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.