Aeroporti i Mynihut, zyrtarisht operator i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës
2023-02-08 10:54:24

Aeroporti i Mynihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Kjo u bë e ditur pas një takimi mes zëvendëskryeministres, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me përfaqësuesin e Aeroportit të Mynihut, Lorenzo Di Loreto. 

Në takim u bisedua për hapat që do të hidhen në vazhdim, në këtë projekt strategjik kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, bën të ditur “RTSH”.

“Konsorciumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli, tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut, i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil. Krenarë për Shqipërinë që tashmë përmes proceseve transparente përthith çdo ditë e më shumë kompani të huaja me reputacion të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar”, - u shpreh Balluku. (Elona)