ShBA, fëmijët kanë mundësi të madhe të bëjnë vrasje aksidentale në shtëpi
2023-02-08 16:08:48

foto nga VCG


Sipas njoftimit të 28 janarit të uebsajtit "USA Today", mosha e vrasësve ne dy rastet e dhunës me armë të ndodhura në janar në ShBA ka tërhequr vëmendjen e publikut. Njëri ishte një nxënës 6-vjeçar, ndërsa tjetri një i moshuar 72 vjeç. David Hemenway, profesor në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, është i mendimit se këto raste ndodhin shpesh në ShBA, por zakonisht jashtë syve së publikut. Veçanërisht fëmijët kanë më shumë mundësi të vrasin aksidentalisht në shtëpi me armë veten, shokët ose anëtarët e familjes.

Në këtë njoftim thuhet se në mbarë shBA-në, mesatarisht 110 veta në ditë vdesin nga armët, një shifër më e lartë se në vendet e tjera të krahasueshme me të. Afro 12 ndër 100 mijë amerikanë vdesin nga dhuna me armë, përqindje kjo pothuajse katër herë më e madhe se në vendin që renditet i dyti pas ShBA-së.

Sipas të dhënave nga Fushata për Parandalimin e Dhunës me Armë "Brandy", mundësia e vdekjes së afroamerikanëve nga dhuna me armë është dy herë më e lartë se e amerikanëve të bardhë, ndërsa e plagosjes 14 herë. (Wang Lei/ Artan)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG