Tërmeti katastrofik, Turqia shpall 7 ditë zie kombëtare
2023-02-08 10:36:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Turqia ka shpallur 7 ditë zie kombëtare pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin të hënën, duke shkaktuar mijëra viktima.

Lajmin e bëri të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan përmes një postimi në rrjete sociale, përcjell “RTSH”.

“Kemi shpallur 7 ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit që goditi vendin më 6 shkurt 2023. Flamujt kombëtarë nëpër institucione do të qëndrojnë në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit më datë 12 shkurt 2023”,- njoftoi Erdogan.

Gjatë kësaj kohe, edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura bëri të ditur ministri i Arsimit, Mahmut Ozer, në një konferencë për mediat. (Elona)