Foto: VCG
Kompanitë kineze të teknologjisë po përparojnë në sektorin e përmbajtjes të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Sipas ekspertëve, përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale ka të ngjarë të bëhen një inovacion i ri motorik i prodhimit të përmbajtjes digjitale dhe të çlirojnë krijuesit njerëzorë nga detyrat e lodhshme, me një gamë të gjerë aplikimesh komerciale në fusha të tilla si kultura, media, argëtimi dhe arsimi.
Kompanitë kineze të teknologjisë po përparojnë në sektorin e përmbajtjes të gjeneruar nga inteligjenca artificiale me rritje të shpejtë, pasi “ChatGPT”, “chatbot”-i më i fundit i lançuar nga kompania kërkimore e inteligjencës artificiale me bazë në SHBA, “OpenAI”, ka fituar popullaritet të gjerë që nga debutimi i saj në nëntor dhe revolucionarizoi fushën e inteligjencës artificiale për shkak të aftësitëve të tij të avancuara në biseda.
Duke shfrytëzuar algoritmet e mësimit të makinerive, “ChatGPT” është në gjendje të imitojë përgjigjet njerëzore me përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe të ndihmojë njerëzit me detyra të tilla si shkrimi i eseve dhe skripteve, bërja e propozimeve të biznesit dhe madje edhe kontrollimi i gabimeve të programit, të cilat i bën brenda pak sekondash.
Aksionet e lidhura me përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale vazhduan të rriten në tregun e aksioneve, me kompanitë kineze të inteligjencës artificiale, si “Cloudwalk Technology” dhe “Speechocean”, që panë që aksionet e tyre të rritën me kufirin ditor prej 20 për qind në bordin e inovacionit të shkencës dhe teknologjisë.
Sipas ekspertëve, përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale ka të ngjarë të bëhen një inovacion i ri motorik i prodhimit të përmbajtjes digjitale dhe të çlirojnë krijuesit njerëzorë nga detyrat e lodhshme, me një gamë të gjerë aplikimesh komerciale në fusha të tilla si kultura, media, argëtimi dhe arsimi.
Kompania kineze e teknologjisë “Baidu Inc” njoftoi se pritet të përfundojë në mars testimin e brendshëm të shërbimit të saj “chatbot” me inteligjencë artificiale të ngjashëm me “ChatGPT” të “OpenAI”, të quajtur “Ernie Bot”.
Kompania me bazë në Pekin ka investuar shuma të mëdha parash në zhvillimin e sistemit të saj “Ernie”, një model në shkallë të gjerë të mësimit të makinerive që është trajnuar mbi të dhëna të shumta gjatë disa viteve dhe ka aftësi të thelluara kuptimore semantike dhe gjeneruese.
Robin Li, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i “Baidu”, deklaroi se përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale do të përmbysin modelet ekzistuese të prodhimit të përmbajtjes në dekadën e ardhshme dhe inteligjenca artificiale ka potencialin të përmbushë kërkesën masive për përmbajtje me një të dhjetën e kostos dhe njëqind ose mijëra herë më shpejt.
“Jianying”, një aplikacion për redaktimin e videove të shkurtra me inteligjencë artificiale, i lançuar nga kompania kineze e teknologjisë “Byte-Dance”, i lejon përdoruesit të gjenerojnë video kreative thjesht duke vendosur disa fjalë kyçe ose një paragraf teksti.
Kompania e lojërave online “Net-Ease” ka lëshuar platformën e saj të krijimit të muzikës me inteligjencë artificiale “Tianyin”, ku përdoruesit mund të personalizojnë një këngë duke futur tekstin.
Foto: VCG
Pan Helin, bashkëdrejtor i Qendrës Kërkimore të Ekonomisë Digjitale dhe Inovacionit Financiar në Shkollën Ndërkombëtare të Biznesit të Universitetit Zhejiang, tha se “ChatGPT”, si një moment historik në teknologjitë e lidhura me përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale, përdor mësimin përforcues nga reagimet njerëzore për të trajnuar modelin e të dhënave, me përmirësime të konsiderueshme në kapacitetet përpunuese të gjuhës që përmirësojnë logjikën e përgjigjeve.
Sipas tij, kompanitë kineze duhet të shtojnë përpjekjet për të nxjerrë versionet indigjene të “chatbot”-it të fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe të rrisin investimet për të përmirësuar algoritmet përkatëse dhe fuqinë kompjuterike.
Chen Jia, një analist i pavarur strategjish, deklaroi se ndërmarrjet kineze të teknologjisë kanë avantazhe unike në zgjerimin e skenarëve të aplikimit globalisht të inteligjencës artificiale.
Kina ka bërë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së inteligjencës artificiale. Një raport i Universitetit të Stanford-it tregoi se Kina paraqiti më shumë se gjysmën e aplikimeve për patentë në botë për inteligjencën artificiale në vitin 2021 dhe vazhdoi të udhëheqë botën në numrin e revistave të inteligjencës artificiale, punimeve të konferencave dhe publikimeve të ngjashme.
“Baidu”, “Tencent” dhe “Alibaba” kanë investuar shumë në promovimin e përdorimit komercial të inteligjencës artificiale dhe disa sturtup-e “unicorns” kinezë të inteligjencës artificiale janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, tha Chen. Por ai vuri në dukje se kompanitë kineze të teknologjisë mbeten prapa konkurrentëve të huaj të nivelit të lartë në kontributin themelor të kërkimit dhe zhvillimit dhe aftësive gjithëpërfshirëse të inovacionit.
“Përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale janë në fazën fillestare të zhvillimit dhe ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të realizuar komercializimin në shkallë të gjerë, pasi skenarët e aplikimit, ligjet dhe rregulloret nuk janë ende në formën e duhur”,- tha Guo Tao, nënkryetari i Qendra e Shërbimit të Ekspertëve të Tregtisë Elektronike të Kinës. Sipas tij, përdorimi i teknologjive të lidhura me përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale ngre shqetësime për etikën, mbrojtjen dhe të drejtën e autorit.