Kina e Brazili nënshkruajnë memorandumin për kleringun në monedhën kineze
2023-02-08 14:18:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka Popullore e Kinës (PBOC) nënshkroi kohët e fundit një memorandum bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Brazilit për marrëveshjet mbi kleringun në monedhën kineze renminbi në ekonominë më të madhe të Amerikës Latine, njoftoi të martën PBOC-ja, banka qendrore e Kinës.

Këto marrëveshje do të ndihmojnë ndërmarrjet dhe institucionet financiare në të dy vendet të kryejnë transaksione ndërkufitare duke përdorur juanin kinez, dhe do të lehtësojnë gjithashtu tregtinë e investimet dypalëshe, tha PBOC-ja.

Brazili është partneri më i madh tregtar i Kinës në Amerikën Latine. Vëllimi i tregtisë dypalëshe i ka kaluar 100 miliardë dollarët amerikanë për katër vjet radhas. Ndërsa Kina ka qenë partnerja më e madh tregtare e Brazilit për 13 vjet me radhë.