Konsumatorët amerikanë mbeten të kujdesshëm ndaj ekonomisë
2023-02-08 11:06:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Besimi i konsumatorëve në ekonominë e SHBA-së është zbehur, pavarësisht nga lehtësimi i inflacionit, sipas “CNN”, që citon një sondazh të ri të publikuar javën e kaluar.

Indeksi i besimit të konsumatorit të Bordit të Konferencës arriti në 107.1 në janar, më i ulët se 109 i rishikuar në dhjetor 2022 dhe nën pritshmëritë e ekonomistëve, sipas të dhënave të publikuara më herët nga organizata, citon “Xinhua”.

Megjithëse konsumatorët amerikanë dukej se ndiheshin më mirë për kushtet aktuale ekonomike dhe të tregut të punës, besimi i tyre është zbehur për atë që do të vijë në gjashtë muajt e ardhshëm, citohet të ketë thënë Ataman Ozyildirim, drejtori i lartë i ekonomisë i Bordit të Konferencës. (Elona)