Në Konferencën vjetore të Punës Ekonomike Qendrore, të mbajtur në Pekin në mes të dhjetorit autoritetet e larta të vendit premtuan më shumë përpjekje për të frenuar papunësinë mes të rinjve këtë vit dhe për të lehtësuar inflacionin, në një lëvizje më të gjerë të autoriteteve qendrore për të forcuar sigurinë sociale për shtresat vulnerabël. Ndërsa autoritetet lokale u inkurajuan të zhvillojnë politika "konkrete dhe të detajuara" të punësimit dhe të ofrojnë më shumë mbështetje për të diplomuarit e universiteteve, që hyjnë në tregun e punës.
Foto:VCG
Kina ka premtuar më shumë përpjekje për të frenuar papunësinë mes të rinjve këtë vit dhe për të lehtësuar inflacionin, në një lëvizje më të gjerë të autoriteteve qendrore për të forcuar sigurinë sociale për shtresat vulnerabël. Njoftimi u bë në Konferencën vjetore të Punës Ekonomike Qendrore, të mbajtur në Pekin në mes të dhjetorit.
Takimi renditi stabilizimin e rritjes ekonomike, punësimin dhe çmimet e konsumit si prioritetet kryesore të këtij viti, sipas paraqitjes së dokumentit të botuar nga Agjencia e Lajmeve Xinhua më 16 dhjetor.
Ndër rezolutat e shumta të takimit, zyrtarët ranë dakord që politikat sociale këtë vit duhet të fokusohen në mbrojtjen e "nevojave bazë" të qytetarëve, tha Xinhua, duke iu referuar ndër të tjera nevojave themelore për punësim, ushqim dhe strehim.
Autoritetet lokale u inkurajuan të zhvillojnë politika "konkrete dhe të detajuara" të punësimit dhe të ofrojnë më shumë mbështetje për të diplomuarit e universiteteve, që hyjnë në tregun e punës.
Atyre iu kërkua gjithashtu të bënin plane që i përshtaten kushteve lokale për të përmbushur nevojat e të rinjve për strehim dhe për të mbështetur tregun e banesave me qira, tha Xinhua.
Punëtorët më të rinj ishin ndër më të goditurit, pasi shpërthimet e nxitura nga Omicron përfshinë Kinën muajt e fundit.
Panair i punës në qytetin Suining, provincë Sichuan(Foto:VCG)
Ekspertët, si Zeng Xiangquan, drejtor i Institutit Kinez për Kërkimin në fushën e Punësimit në Universitetin Renmin të Kinës, i tha medias se të diplomuarit e kolegjit janë ndër ata që mbajnë peshën më të madhe, sepse "presioni ekonomik në rënie" zakonisht i shtyn punëdhënësit të reduktojnë rekrutët e rinj përpara se të shqyrtojnë shkurtimin ekzistues.
Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave treguan se shkalla e papunësisë midis punëtorëve të moshës 16 dhe 24 vjeç në zonat urbane arriti në 16 përqind në mars dhe kulmin në korrik në 19.9 përqind.
Numri ishte 17.1 për qind në nëntor, me 0.8 pikë përqindjeje më pak se tetori. Kjo është rreth trefishi i nivelit të përgjithshëm të papunësisë dhe shumë më i lartë se papunësia për migrantët ruralë (6 përqind), të cilët kryesisht punojnë në sektorët e ndërtimit, shitjes me shumicë dhe pakicë, tha njoftimi.
Shifrat e Ministrisë së Arsimit treguan se 10.76 milionë studentë po diplomohen këtë verë, 1.67 milionë më shumë nga viti në vit. Ekspertët thonë se fluksi i tyre në tregun e punës ka të ngjarë të rrisë përsëri shkallën e papunësisë tek të rinjtë.
Në muajt e fundit, autoritetet e punësimit kanë organizuar panaire pune në kampuse dhe trajnime për të përmirësuar aftësitë e intervistave për punë.
Ata gjithashtu janë zotuar të trajnojnë 2 milionë të diplomuar, që dëshirojnë të fillojnë bizneset e tyre deri në vitin 2024.
Në një intervistë me People's Daily, zëdhënësi i NBS Fu Linghui tha se rritja ekonomike e Kinës mbetet në një trajektore pozitive.
Panair i punës në qytetin Hangzhou, provincë Zhejiang(Foto:VCG)
“Ndërsa politikat vazhdojnë të zbatohen për të optimizuar kontrollin e pandemisë dhe për të stabilizuar ekonominë, ekonomia është e detyruar të rimëkëmbet dhe të krijojë më shumë vende pune," tha Fu.
Ekspertët dhe institutet e makroekonomisë kanë parashikuar që ritmi i rritjes së Kinës të jetë mbi 5 për qind këtë vit, gjë që pritet të lehtësojë tendosjen në tregun e punës.
Takimi veçoi gjithashtu grupe më pak të pasura.
Xinhua tha se autoriteteve lokale iu kërkua të zbatojnë politika "në kohë dhe efektive" për të zbutur ndikimin e "rritjes strukturore" në çmimet e konsumit dhe të bëjnë gjithçka brenda fuqisë së tyre për të parandaluar që banorët e rrezikuar ruralë të rrëshqasin përsëri në varfëri.
Nevojat bazë duhet të plotësohen për ata që janë prekur nga fatkeqësitë natyrore dhe pandemia COVID-19, si dhe grupet vulnerabël si të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara, tha Xinhua.
Zyrtarët që ndoqën takimin kërkuan më shumë përpjekje për të mbrojtur të drejtat e punës të atyre që punojnë me kohë të pjesëshme, siç janë dërgues të postës së shpejtë; rritja e investimeve në kujdesin shëndetësor rural dhe ofrojnë mbështetje për çiftet që planifikojnë të zgjerojnë familjet e tyre.