Francë - Grevë e trafikut hekurudhor dhe ajror kundër reformave të pensioneve
2023-02-07 15:43:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shërbimet e trenave dhe linjave ajrore franceze pritet të ndërpriten të martën nga një grevë mbarëkombëtare kundër reformave të pensioneve, thanë të dielën autoritetet kombëtare të hekurudhave dhe të aviacionit civil, njofton “CGTN”. Operatori hekurudhor “SNCF” njoftoi se vetëm rreth gjysma e numrit të zakonshëm të shërbimeve hekurudhore me shpejtësi të lartë në linjat e brendshme do të funksiononin, ndërsa një në katër në linjën “Eurostar” për në Londër nuk do të funksiononte.

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se mund të priten vonesa dhe ndërprerje në aeroporte edhe pse do të aktivizonte garancitë minimale të shërbimit. Autoriteti bëri të ditur se u kishte kërkuar linjave ajrore që të reduktonin fluturimet me 20 për qind nga aeroporti “Orly” i Parisit.

Më shumë se 1.2 milionë njerëz morën pjesë në protestat gjatë ditës së fundit të grevës më 31 janar, pak më shumë se në demonstratën e parë mbarëkombëtare më 19 janar. (Fatosi)