Kompanitë globale futen në tregun e Kinës, nëpërmjet (CICPE)
2023-02-07 17:46:19

VCG

VCG

Ekspozita e tretë Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumatorit në Kinë (CICPE) do të mbahet nga 10 deri më 15 prill në Haikou, kryeqendra e provincës jugore, Hainan. Ndërsa ekonomia e Kinës po rimëkëmbet pas përgjigjes së saj të optimizuar ndaj COVID-19, kompanitë globale e konsiderojmë këtë Ekspozitë në edicionin e saj  të tretë si një platformë që do të orientojë hyrjen e tyre të vrullshme në tregun kinez.

 

Ndërsa ekonomia e Kinës po rimëkëmbet pas përgjigjes së saj të optimizuar ndaj COVID-19, kompanitë globale po shohin Ekspozitën e tretë Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorit në Kinë (CICPE) si një platformë për të  hyrë me vrull në treg.

CICPE e këtij viti është planifikuar të mbahet nga 10 deri më 15 prill në Haikou, kryeqendra e provincës tropikale të ishullit të Kinës jugore, Hainan.

Përgatitjet, duke përfshirë rekrutimin e ekspozuesve, rekrutimin e sponsorëve dhe marrëveshjet e tenderit për ekspozitën kanë përfunduar tashmë, duke bashkuar më shumë marka të konsumit të nivelit të lartë nga brenda dhe jashtë vendit, tha Ji Guohui   nga Zyra Provinciale e Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar, në një konferencë për shtyp të enjten.

Sipërfaqja e përgjithshme e ekspozitës së këtij viti do të arrijë në 100,000 metra katrorë, me sipërfaqen e ekspozitës ndërkombëtare që mbulon 80,000 metra katrorë.

“Një mori agjentësh të blerjeve globale presin të eksplorojnë tregjet e tyre në Kinë dhe të kërkojnë porosi të reja nëpërmjet ngjarjes," tha Ji, duke shtuar se ata do të udhëheqin delegacionet për të kryer promovimin.

Të dhënat tregojnë se mbi 80 përqind e ekspozuesve që morën pjesë në dy ekspozitat e mëparshme shprehën interes për ekspozitën e ardhshme.

Spanja, Italia dhe Polonia do të marrin pjesë në ekspozitë për herë të parë.  Gjithashtu janë regjistruar ekspozues nga Franca, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Republika e Koresë dhe vendet anëtare të RCEP.

VCG

VCG

VCG

VCG

Grupi Volkswagen do të shfaqë markat e tij premium Bently, Porsche, Lamborghini dhe Ducati në ekspozitë, tha Ye Jun, drejtor i degës së Volkswagen Group në Kinë.

Kjo është kompania e parë botërore e makinave që hyri dhe thelloi praninë e saj në tregun kinez, shtoi Ye.

“Ne kemi një linjë të fortë produktesh në Kinë, si Audi dhe Porsche dhe shpresojmë të vazhdojmë të zgjerojmë linjën tonë të produkteve, duke përfituar nga teknologjitë e reja dhe duke zhvilluar produkte të reja," tha Oliver Blume, kryetar i Bordit të Menaxhimit të Volkswagen AG.   Në një intervistë për Xinhua.

E bashkëorganizuar nga Ministria e Tregtisë e Kinës dhe qeveria provinciale Hainan, ekspozita do të presë gjithashtu një sërë ngjarjesh për të promovuar masterplanin e ndërtimit të Hainan në një port të tregtisë së lirë globalisht me ndikim dhe të nivelit të lartë deri në mesin e shekullit.

Masterplani parashtron gjithashtu një plan për provincën ishullore për t'u shndërruar në një qendër ndërkombëtare të turizmit dhe konsumit.

“Ka vazhduar bashkëpunimi i mëtejshëm në Hainan, duke marrë pjesë në ekspozitën e konsumatorit dhe duke hapur dyqane të reja. Me ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë Hainan, si moment i fuqishëm ashtu edhe mjedisi i tij në përmirësimin e biznesit na kanë shtyrë ta bëjmë këtë," tha Charlie Hou, drejtor i shitjes me pakicë të udhëtimeve të Tapestry Group Co., Ltd.

Ekspozita e konsumatorit të këtij viti do të shërbejë si një platformë për të optimizuar ofertën e konsumatorit, për të rritur besimin e konsumatorëve dhe për të mbështetur arkitekturën e zhvillimit me cikël të dyfishtë me ciklin e brendshëm si shtyllë dhe me zhvillimin vendas dhe ndërkombëtar që përforcojnë njëri-tjetrin, tha Ji.