Raporti zyrtar: Moti në Kinë vjet, "më i thatë dhe më i ngrohtë"
2023-02-07 15:00:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Moti i thatë dhe i ngrohtë mbizotëroi në Kinë vitin e kaluar, ndërsa thatësirat dhe përmbytjet shkaktuan dëme të rënda në disa rajone, sipas raportit zyrtar "Buletini klimatik i Kinës (2022)" të publikuar të hënën.

Temperaturat mesatare në pranverën, verën dhe vjeshtën e vjetshme arritën vlera të larta rekord që nga viti 1951, ndërsa temperatura mesatare gjatë tërë vitit ishte 0.62 gradë Celsius më e lartë se zakonisht, tha Jia Xiaolong, zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare të Klimës.

Raporti i ri i publikuar nga Administrata Meteorologjike e Kinës tregon se vitin e kaluar sasia mesatare e reshjeve ishte 606.1 milimetra, vlera më e ulët që nga 2012-a. Në 94.3 ditë mesatarisht ra shi ose borë, 7.4 ditë më pak se zakonisht, shifra më e ulët që nga viti 1961.

Thatësira goditi pjesët lindore dhe qendrore të Kinës  në pranverë e verë, ndërsa thatësira më serioze përfshiu Jugun në verë dhe vjeshtë për një kohë më të gjatë dhe shtrirje më të madhe.

Rrebeshet e shiut u regjistruan shpesh në vend vjet, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në Kinën Juglindore dhe Verilindore.