Qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur nga tërmeti 7.7 ballë në Siri
2023-02-07 10:21:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria siriane e Shëndetësisë njoftoi se deri të hënën në drekë rezultonin të paktën 326 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur, pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Sirinë dhe Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit, njofton “Xinhua”.

Megjithatë, viktimat e ministrisë nuk mbulojnë zonat e kontrolluara nga rebelët në provincën Idlib.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një mbikëqyrës pro rebelë me bazë në Britani, bëri të ditur se 150 persona u vranë nga tërmeti në provincat e Idlib-it dhe Aleppo-s.

Qeveria siriane ka ngritur një qendër operacionale qendrore 24-orëshe për të koordinuar operacionet e ndihmës nga tërmeti, me të gjitha ministritë, institucionet dhe autoritetet përkatëse në gatishmëri, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “SANA”.

Qendra operacionale drejtohet nga kryeministri sirian Hussein Arnous.

“Ky tërmet është më i forti që nga viti 1995”, tha Raed Ahmed, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare Sizmologjike. (Fatosi)