Tërmeti në Turqi, Rama: Një mision shpëtimi solidariteti niset për në Turqi
2023-02-07 10:09:15

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria nisi të hënën një mision shpëtimi solidariteti drejt Turqisë pas tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend të hënën në një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama u shpreh thellësisht i pikëlluar nga pasojat e kësaj ngjarjeje.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”,- shkruan Rama në “Facebook”. (Fatosi)