Foto nga VCG
Një diplomat i lartë kinez nxiti të hënën të gjitha palët në krizën e Ukrainës të përpiqen për t'i dhënë fund sa më parë konfliktit.
"Kina u bën thirrje përsëri palëve përkatëse të mbajnë parasysh interesat e njerëzve, të përpiqen për të nxitur paqen dhe të bëjnë sa munden për t'i shtyrë palët në konflikt të rinisin bisedimet e paqes dhe të përfundojnë luftën sa më parë," tha zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Dai Bing në një seancë informuese të Këshillit të Sigurimit mbi problemin humanitar në Ukrainë.
Ai u shpreh se Kina ka theksuar gjithmonë që palët në konflikt duhet të zbatojnë ligjin humanitar ndërkombëtar, të mos kalojnë vijën fundore humanitare të respektimit të jetës, të mos sulmojnë civilët e objektet civile dhe të garantojnë evakuimin e sigurt të personelit dhe furnizimin e ndihmës humanitare.
Lidhur me sigurinë e objekteve bërthamore, i dërguari kinez paralajmëroi që çdo aksident mund të çojë në një katastrofë të madhe humanitare e ekologjike.
"Kina bën thirrje të ndalojë menjëherë bombardimi i centralit bërthamor të Zaporizhzhias, të zbatohen shtatë pikat e sigurisë bërthamore të propozuara nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe të bëhen përpjekje maksimale për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në një krizë bërthamore," u shpreh zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Dai Bing.