CMG: "Kthimi" i Hong-Kongut do t'i sjellë botës më shumë raste
2023-02-07 14:34:11

foto nga VCG

Që nga 6 shkurti, u rihapën të gjitha portet midis Hong-Kongut dhe Shenzhenit/ foto nga VCG

Që nga 6 shkurti, Hong-Kongu rifilloi lidhjen e gjithanshme me pjesën kontinentale të Kinës. Të gjitha pikat e kalimit midis Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale nuk do të vendosin kufizime në numrin e udhëtarëve dhe nuk ka nevojë për rezervim. Sipas agjencisë "Bloomberg", kjo është një pjesë e përpjekjeve të Hong-Kongut për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe të turizmit.

Ditët e fundit, administrata e Hong-Kongut shpalli se do t'u japë falas 700 mijë bileta aeroplani turistëve globalë dhe banorëve vendës.

Nga këto masa mund të ndiejmë që, ashtu siç tha një funksionar i Hong-Kongut, ky metropol po "kthehet", komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij. Ndërkohë, edhe opinioni ndërkombëtar shprehu mendimin se Hong-Kongu do të luajë një rol më të veçantë në lidhjen e Kinës me vendet e rajonet e tjera të botës.

Gjatë disa vjetëve të kaluar, epidemia ka ushtruar ndikime jo të vogla mbi ekonominë e Hong-Kongut. Sipas të dhënave statistikore të publikuara më 1 shkurt nga administrata e Hong-Kongut, në krahasim me vitin 2021, PBB-ja e Hong-Kongut në vitin 2022 u ul 3.5 për qind. Ndërsa numri i vizitorëve në Hong-Kong ishte vetëm 605 mijë, duke u pakësuar shumë në krahasim me vitet para epidemisë.

foto nga VCG

Që nga 6 shkurti, u rihapën të gjitha portet midis Hong-Kongut dhe Shenzhenit/ foto nga VCG

Me përmirësimin e politikës së profilaksisë të pjesës kontinentale të Kinës dhe ndryshimin e gjendjes epidemike, u realizua më në fund lidhja e gjithanshme midis Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale dhe ky do të jetë një hap i rëndësishëm për realizimin e shpresës së hongkongasve për rimëkëmbjen ekonomike. Në një artikull të publikuar më 5 shkurt, sekretari i Financave i Hong-Kongut Chen Maobo tha se mund të parashikohet rifillimi i shpejtë i aktiviteteve qeveritare, tregtare dhe turistike, si edhe shtimi i qëndrueshëm i shkëmbimeve njerëzore dhe i transportit ndërkufitar, të cilat do të nxitin eksportin, logjistikën, turizmin, shitjen me pakicë, si edhe sektorin e ofrimit të ushqimit në Hong-Kong, duke i dhënë ekonomisë së tij një atmosferë më pozitive dhe optimiste.

Duke iu referuar analizës së grupit "Goldman Sachs", në një raport më 3 shkurt CNN-i tha se rritja e ekonomisë së Hong-Kongut pritet të arrijë në 3.5 për qind këtë vit.

Hong-Kongu është në fokus të botës për pozicionin e tij si qendër ndërkombëtare financiare, tregtare e transporti dhe përmirësimi i ekonomisë së Hong-Kongut do t'i krijojë edhe botës më shumë raste. Ashtu siç vihet në dukje në një koment të gazetës hongkongase "Dakungpao", lidhja e gjithanshme midis Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale do ta riaktivizojë rolin e Hong-Kongut si "ndërlidhës" mes Kinës dhe botës së jashtme.

Mund të parashikohet se me përpjekjet e qeverisë së Hong-Kongut në zhvillimin e tregut financiar, në thellimin e mëtejshëm të ndërlidhshmërisë dhe në ndihmën për ndërkombëtarizimin e monedhës kineze, pozicioni i Hong-Kongut si qendër ndërkombëtare financiare do të konsolidohet më tej dhe bota do të përfitojë më shumë nga kjo. (Wang Lei/ Artan)

foto nga VCG

Që nga 6 shkurti, u rihapën të gjitha portet midis Hong-Kongut dhe Shenzhenit/ foto nga VCG