Shqipëria përfshihet nga temperaturat e ulëta
2023-02-07 12:11:12

Shqipëria është përfshirë të hënën nga temperatura shumë të ulëta, të cilat sipas parashikimeve do të vijojnë gjatë gjithë javës, njofton “RTSH”.

Sipas të dhënave, në Llogora termometri shënon -8°C, në Dibër -11°C, në Valbonë -12°C, në Korçë -7°C dhe në Dardhë -12°C.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes në zonat ku ka dëborë dhe ngrica.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bashkë me ekipet e mbrojtjes së bimëve, ekstensionistët dhe veterinerët janë në terren në ndihmë të fermerëve për të përballuar këto vështirësi. (Fatosi)