Fondi amerikan: ShBA-ja shpenzon më shumë në shëndetësi, por me efekt më të keq
2023-02-07 14:42:43

foto nga VCG

foto nga VCG

Nga të dhënat del se përqindja e amerikanëve që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe obeziteti është më e larta ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunimin e Zhvillimin Ekonomik (OECD), ndërsa ShBA-ja radhitet në vendin e parë për sa i përket numrit të vdekjeve nga COVID-19. Në raport vihet në dukje gjithashtu se, në krahasim me vendet e tjera të OECD-së, vdekshmëria nga shkaqe që mund të shmangen ose mjekohen, si edhe vdekshmëria e nënave dhe foshnjave janë gjithashtu më të lartat në ShBA.

Munira Gunja, studiuese e lartë e kësaj organizate, vuri në dukje se kjo gjendje shkaktohet nga mungesa e rolit të duhur të sistemit shëndetësor e mjekësor të ShBA-së. (Wang Lei/ Artan)