Një shpërthim goditi tubacionin e gazit në Turqi pas tërmeteve
2023-02-07 10:19:23

Një shpërthim goditi një tubacion gazi në provincën jugore Hatay të Turqisë, pasi dy tërmete të forta që goditën vendin herët të hënën, njoftoi agjencia e lajmeve “Ihlas”, së cilës i referohet “Xinhua”.

Kompania shtetërore e energjisë turke “BOTAS” njoftoi se ka pezulluar rrjedhën e gazit natyror në provincat jugore të Gaziantepit, Hatay dhe Kahramanmaras.

Shumë njerëz vdiqën në Turqi pasi dy tërmete të fuqishme goditën rajonet jugore dhe juglindore të vendit herët të hënën, tha zëvendëspresidenti Fuat Oktay.

Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi rrethin Pazarcik të provincës jugore Kahramanmaras në orën 04:17, pasuar nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.4, i cili goditi provincën jugore Gaziantep më 04:26, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave. Tërmeti kishte një thellësi prej 7 km. (Fatosi)