Tërmeti në Turqi, ambasadori i Shqipërisë: Nuk ka shqiptarë të prekur, jemi në ndjekje të situatës
2023-02-07 11:46:09

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, deklaroi se nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë.

Ambasadori Robo u prononcua për “RTSH”-në se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në terren, por sipas tij, nga komunikimet që ka pasur me Ministrinë e Brendshme turke, nuk ka të dhëna se shtetas shqiptarë apo shtetas turq me origjinë shqiptare, të rezultojnë të prekur nga tërmeti.

“Ne po e ndjekim situatën në vijimësi. Fatmirësisht deri tani nuk na rezulton të ketë shqiptar të prekur nga tërmeti”,- tha ambasadori Robo. (Fatosi)