Ministrja Kumbaro gjatë takimit për moratoriumin (Foto ministria.al)
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës organizoi një event me rastin e 100−vjetorit të krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar.
Ky përvjetor i gjen pyjet në fokus të nismave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që nga ligji i dedikuar për menaxhimin e tyre, tek Moratoriumi në Pyje dhe iniciativa të tjera që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm.
Në fjalën e saj gjatë këtij aktiviteti, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se kjo datë historike duhet të na shërbejë për një reflektim të thellë, mbi gjendjen e pyjeve në vendin tonë, duke i bërë thirrje bashkive si administratore të pyjeve në territoret e tyre të përmbushin detyrimet që u burojnë nga ligji.
Takimi 100 vjet shërbimi pyjor shqiptar (Foto facebook)
“Sa më shumë ecim, aq më shumë kuptojmë se nuk mjafton që pyjet t’i duan vetëm ata që u shërbejnë, por duhet t’i dojë e t’i mbrojë shoqëria mbarë. Qeveria ka vazhduar të përmbushë prioritetin për mundësimin e një kuadri ligjor që i përshtatet statusit aktual të pasurisë pyjore të vendit, ku bashkitë si pronare të kësaj pasurie kombëtare, duhet të bëjnë të mundur që mbrojtja dhe rehabilitimi i tyre të arrihet nëpërmjet komuniteteve lokale, që e bazojnë jetesën tek kjo pasuri kombëtare, që janë përdorur tradicionalisht prej tyre. Dhe këtu kemi shumë për të bërë, nga njëra bashki në tjetrën vetëdija e administratorëve vendorë është e ndryshme dhe cilësia e shërbimit po ashtu”, tha Kumbaro.
Ministrja Kumbaro shpalli vitin 2024 si vitin e pyjeve, gjatë të cilit do të vihet në zbatim një program me në fokus mbarështimin e ekonomive pyjore.
“Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka hartuar planet e mbarështimit për 47 ekonomi pyjore, ndërsa 15 bashki të tjera kanë hartuar vetë planet e mbarështimit për pyjet e kullotat e tyre, por jemi ende larg mbulimit të të gjithë territorit me plane mbarështimi.
Prandaj Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka vendosur që të shpallë sot, Vitin 2024 – Vitin e Pyjeve. Nga sot nis një kalendar pune me plan veprimi, me një hartë pune që do të shtrihet përgjatë gjithë vitit 2023-2024 në emër të pyjeve”, përfundoi ministrja Kumbaro.
Takimi për mbarështimin (Foto ministria.al)
Agjencia Kombëtare e Pyjeve publikoi këto ditë Inventarin Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, një aktivitet që siguron informacion mbi fondin pyjor kombëtar dhe që do të shërbejë për hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit të sektorit pyjor, për një periudhë, të paktën 10-vjeçare.
“Vendosja e moratoriumit për ndalimin e prerjeve të pemëve ishte një tjetër rezultat i këtyre viteve të fundit. Ngritja 3 vjet më parë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të pyjeve i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve është një tjetër hap i rëndësishëm që përtej decentralizmit të administrimit të përditshëm të ekonomive pyjore, janë menaxhim, shëndoshje e ekonomive pyjore nga bashkitë. Kemi Agjencinë Kombëtare të pyjeve që ka detyrën kryesore monitorimin, ndjekjen, përcaktimin e rregullave dhe së shpejti shtrirjen në territor me agjencitë e saj rajonale. Ajo tha se, “qeveria ka vazhduar të përmbush prioritetin për mundësimin e një kuadri ligjor që i përshtatet statusit aktual të pasurisë pyjore të vendit, ku bashkitë si pronare dhe administratore të kësaj pasurie kombëtare duhet të bëjnë të mundur që mbrojtja dhe rehabilitimi i tyre të arrihet nëpërmjet komuniteteve lokale që e bazojnë jetesën tek kjo pasuri kombëtare që janë përdorur tradicionalisht prej tyre dhe këtu kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh ministrja.
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka hartuar planet e mbarështimit për 47 ekonomi pyjore, ndërsa 15 bashki të tjera kanë hartuar vetë planet e mbarështimit për pyjet e kullotat e tyre, por ende nuk është mbuluar i gjithë territori i vendit me plane mbarështimi.