Ndërron jetë ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf
2023-02-06 16:12:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ish-presidenti pakistanez dhe shefi i ushtrisë, gjeneral Pervez Musharraf ndërroi jetë të dielën në një spital në Dubai, pas një sëmundjeje të gjatë, konfirmoi ushtria pakistaneze, njofton “China Daily”.

Udhëheqja ushtarake e ushtrisë pakistaneze shprehu ngushëllime për vdekjen e gjeneralit Musharraf.

Musharraf, i lindur më 11 gusht 1943, mbaroi Akademinë Ushtarake të Pakistanit më 19 prill 1961 dhe iu bashkua ushtrisë pakistaneze në vitin 1964.

Ai u emërua si shef i ushtrisë në vitin 1998 përpara se të merrte pushtetin nga qeveria civile më 12 tetor 1999. Ai u zgjodh president përmes një referendumi në vitin 2002 dhe drejtoi vendin deri në vitin 2008.

Sipas raportimeve të mediave lokale, trupi i tij do të dërgohet në Pakistan për ceremoninë funebre. (Fatosi)