BSH: Totali i depozitave bankare arrin në gati 11 miliardë lekë
2023-02-06 16:20:46

Totali i depozitave bankare që familjarët, individët, bizneset dhe institucionet publike kishin në banka arriti në 1.28 trilionë lekë në fund të vitit 2022, ose gati 11 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shkruan “ATSH”.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, kursimet në sistemin bankar u shtuan me 5%.

Në vlerë, depozitat u rritën me 61 miliardë lekë më 2022-shin, nga 103 miliardë lekë që ato ishin shtuar në vitin 2021. (Fatosi)