Scholz: Zelenskyy pranon mos të përdorë armë perëndimore në territorin rus
2023-02-06 16:09:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka rënë dakord që armët e furnizuara nga Perëndimi nuk do të përdoren në territorin rus, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, shkruan “CGTN”.

“Ka një konsensus për këtë pikë”,- tha kancelari Scholz për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, duke shtuar se një qasje e tillë e bazuar në konsensus shmang një përshkallëzim të situatës.

Duke vënë në dukje se presidenti rus Vladimir Putin nuk kërcënoi as atë dhe as Gjermaninë gjatë bisedimeve telefonike, Scholz tha se Gjermania do të mbajë mendjen e ftohtë dhe do të vazhdojë të peshojë të gjitha vendimet në të ardhmen.

Ditët e fundit, aleatët perëndimorë të Ukrainës janë zotuar t'i ofrojnë asaj raketa precize, sisteme raketore dhe tanke, gjë që ngjalli protesta dhe shqetësime për armatim më të avancuar.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi javën e kaluar se përgjigjja e Rusisë ndaj kërcënimeve nuk do të kufizohet në përdorimin e automjeteve të blinduara.

Putin tha gjithashtu se ata që përpiqen t'i tërheqin vendet europiane në një luftë të re kundër Rusisë, nuk e kuptojnë se një luftë moderne me Rusinë do të duket krejtësisht ndryshe.

Rusia është e gatshme të përdorë të gjitha llojet e armëve për t'iu përgjigjur sulmit të Ukrainës ndaj Rusisë, deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus Dmitry Medvedev.“Përgjigjja jonë mund të jetë çdo gjë”, tha Medvedev në përgjigje të një pyetjeje përkatëse.

Ai shtoi se përgjigjja do të ishte e shpejtë, e vështirë dhe bindëse, në përputhje me dokumentet doktrinale të Rusisë, duke përfshirë politikën shtetërore të vendit për parandalimin bërthamor. (Fatosi)