Xi Jinping shpreh ngushëllime për tërmetin e fuqishëm në Turqi dhe Siri
2023-02-06 20:52:55

VCG

VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i shprehu të hënën ngushëllime presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe presidentit sirian Bashar al-Asad për tërmetin e fuqishëm që ra në Turqi dhe Siri.

 

 “U trondita kur mësova për tërmetin e fuqishëm që ra në vendet tuaja dhe shkaktoi humbje të mëdha njerëzore e ekonomike. Në emër të qeverisë dhe të popullit kinez, dua të shpreh hidhërim të thellë për viktimat dhe ngushëllime të sinqerta për të afërmit e tyre dhe të plagosurit. Besoj që, nën drejtimin tuaj, qeveritë dhe popujt e të dy vendeve tuaja do të kapërcejnë ndikimet e fatkeqësisë e do të rindërtojnë sa më parë vatrat e tyre,” tha Xi.