Kina përshpejton ndërtimin e reaktorit të vogël modular bregdetar
2023-02-06 14:41:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina po përshpejton ndërtimin e një reaktori të vogël modular komercial në bregdetin e provincës jugore Hainan, me hedhjen e shtresës së fundit të betonit në strukturën e brendshme të tij të shtunën.

"Linglong 1" është një reaktor i vogël modular me ujë me presion shumëfunksional i krijuar nga Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC) me të drejta të pavarura të pronësisë intelektuale. Vepra filloi të ndërtohet në centralin bërthamor "Changjiang" në Hainan më 13 korrik 2021.

Krahasuar me "Hualong 1", një reaktor i brezit të tretë i projektuar në vend dhe një nga reaktorët më të përparuar të energjisë bërthamore në botë, "Linglong 1" zë vetëm një të tretën e zonës dhe prodhon një të dhjetën e energjisë. Për shkak të vogëlsisë, në këtë projekt zbatohet ndërtimi modular për të ulun koston. Dizajni i integruar ka përmirësuar gjithashtu sigurinë e projektit.

Pajisja kryesore e reaktorit është krejtësisht e prodhuar në vend, çka tregon që Kina renditet në krye të botës për sa i përket teknologjisë së reaktorit të vogël modular.

Përveç prodhimit të elektricitetit, reaktori ka një gamë më të gjerë përdorimesh, të tilla si ngrohja urbane, furnizimi industrial me avull, shkripëzimi i ujit të detit dhe nxjerrja e naftës. Kur projekti të përfundojë dhe të vihet në zbatim, pritet të prodhojë 1 miliard kWh energji elektrike në vit, duke u shërbyer 526 000 familjeve.

"Linglong 1" parashikohet të përurohet në shkurt 2026.