Foto nga VCG
Hëna arriti formën e vet të plotë disa orë pas darkës së Festës së Fenerëve në Kinë, rreth orës 2:30 të mëngjesit të së hënës sipas orës së Pekinit.
Kjo do të jetë gjithashtu më e vogla ndër 13 hënat e plota në vitin 2023, tha Kou Wen, inxhinier në Planetariumin e Pekinit, për Grupin Mediatik të Kinës.
Hëna shfaqet e plotë kur ndodhet në anën e kundërt të Tokës krahasuar me Diellin, teksa ndriçohet prej tij.
Kur një hënë e plotë ndodhet në perigje ose afër tij, quhet superhënë dhe ka një pamje më të madhe dhe më të ndritshme. Në rast të kundërt, do të kemi një mikrohënë.
Sipas NASA-s, hëna e plotë më e madhe mund të duket 14 për qind më e madhe në diameter se hëna e plotë më e vogël. Por për kundruesit e zakonshëm, ky ndryshim nuk është i rëndësishëm.