“Qyteti Europian i Sportit 2023”, një tjetër titull që do të sjellë aktivitete të shumta në Tiranë
2023-02-06 16:23:39

Këtë vit Tirana mban titullin “Qyteti Europian i Sportit” dhe një sërë aktivitetesh do të zhvillohen në kryeqytetin shqiptar.

Bashkia e Tiranës do të administrojë titullin, që synon të sjellë masivizim të sporteve, por edhe t’i shërbejë promovimit të qytetit, shkruan “RTSH”.

Bashkia e Tiranës aplikoi për titullin pas përvojës së vitit të shkuar kur Tirana mbajti titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, duke organizuar edhe aktiviete sportive të përmasave të mëdha.

Aktivtitetet e shumta pritet të kenë ndikim të madh edhe në promovomin e qytetit. (Fatosi)