
Foto nga Xinhua
Ceremonia e hapjes së “Eleusis 2023 Kryeqyteti Europian i Kulturës” u mbajt në Elefsinë, rreth 20 km në perëndim të kryeqytetit grek, Athinës, njofton “Xinhua”.
Frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke, ceremonia përfshinte procesione njerëzish që vinin nga toka dhe deti, muzikë dhe vallëzim nëpër rrugë dhe buzë detit dhe ekspozita të organizuara në fabrikat e vjetra të transformuara në galeri arti.
“Sot Elefsina po formëson identitetin e saj modern duke kombinuar historinë e saj arkeologjike dhe industriale me infrastrukturën e re që po fiton falë shpalljes së saj si Kryeqyteti Kulturor i Evropës për vitin 2023”,- deklaroi presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, duke iu drejtuar ceremonisë, sipas transmetuesit kombëtar grek “ERT”.
Elefsina është një nga tre qytetet europiane që mban titullin këtë vit dhe qyteti i katërt grek që nga viti 1985, kur Athina ishte mbajtësi i parë i titullit.
Kryeqytetet e kulturës europiane synojnë të nxjerrin në pah pasurinë dhe diversitetin e kulturave në Europë dhe të nxisin shkëmbimet kulturore. (Fatosi)
