Gati 200 ushtarë të liruar në shkëmbimin e të burgosurve Rusi-Ukrainë
2023-02-06 12:14:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dhjetra ushtarë rusë dhe ukrainas janë liruar pas një shkëmbimi të fundit të të burgosurve, konfirmuan zyrtarë nga të dyja palët, njofton “Xinhua”.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha në një postim në “Telegram” se 116 ukrainas u kthyen në shtëpi, ndërsa agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS” njoftoi për lirimin e 63 ushtarakëve rusë.

Yermak tha gjithashtu se Rusia i ktheu Ukrainës trupat e dy punonjësve të ndihmës vullnetare britanike dhe një ushtari vullnetar nga Legjioni Ndërkombëtar i Ukrainës.

Shkëmbimi u krye pas negociatave të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve midis palëve që nga fillimi i konfliktit. (Fatosi)