CMG-ja bën promovimin e Galasë së Festës së Fenerëve
2023-02-03 15:57:13

Të premten, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zhvilloi një konferencë shtypi për të paraqitur risitë teknologjike dhe programin e Galasë së Festës së Fenerëve 2023 që do të transmetohet të dielën.

Siç bëhet e ditur nga zyrtari i CMG-së Jiang Wenbo, Galaja e  Festës së Fenerëve ka bashkuar artet me teknologjinë, duke realizuar integrimin e prodhimit për televizion dhe medien e re. Përdorimi i teknologjive të reja, si AR, XR, video e audio 3D etj., do të ngrenë shumë cilësinë e efekteve pamore në skenë.

Zyrtari i Qendrës së Arteve të CMG-së u shpreh se tema kryesore e Galasë së Festës së Fenerëve është "Gëzim e fatmirësi". Pjesët e shkëlqyera të galasë, si këngët, operat tradicionale, ushtrimet akrobatike, artet tradicionale kineze etj. do të shfaqin atmosferën e festës.

Krahas kësaj, në Galanë e Festës së Fenerëve do të shfaqen fenerët e kuq të Pekinit, fenerët e kuq "Qinhuai", fenerët "Xiashi", fenerët e Chaozhou-t etj., të përfshirë në listën e trashëgimive kulturore jomateriale kombëtare, si dhe do të transmetohen drejtpërdrejt skena të kremtimit të Festës së Fenerëve në krahina të ndryshme kineze.

Galaja e Festës së Fenerëve e CMG-së do të transmetohet të dielën, më 15 janar sipas kalendarit hënor kinez, nëpërmjet televizionit, radios, platformave të medias së re, si interneti etj., për shikuesit e të gjithë globit. Njëkohësisht, ajo do të shfaqet në ekranet e mëdha publike me qartësi të lartë në rreth 500 qytete kineze. (Fani)