Csaba Korosi: Në Kinë gjeta më shumë partnerë bashkëpunimi sesa e prisja
2023-02-03 16:50:16

Me ftesën e ministrit të Jashtëm kinez Qin Gang, nga 1 deri më 4 shkurt, presidenti i Asamblesë së 77-të të Përgjithshme të OKB-së Csaba Korosi po bën një vizitë në Kinë. 

Në intervistën e dhënë për gazetaren e CGTN-it të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), Csaba Korosi u shpreh se vizita e tij ka për qëllim gjetjen e partnerëve të bashkëpunimit, duke shtuar që në fakt, ai gjeti më shumë partnerë të tillë sesa e priste.

Csaba Korosi shtjelloi më tej se bota gjendet në krizë serioze dhe OKB-ja po punon për të gjetur mënyrën e zgjidhjes së kësaj krize. Ky proces është po aq i ndërlikuar sa vetë kriza, vuri në dukje ai, duke shtuar më tej që për zgjidhjen e krizës nevojiten bashkëpunimi dhe integrimi.

 "Ne po përpiqemi të transformohemi. Unë pashë këtu që qeveria dhe shkencëtarët kinezë kanë bërë përgatitje për këtë jo vetëm profesionalisht, por edhe mendërisht e emocionalisht. Ata po shikojnë drejt së ardhmes dhe një gjë e tillë vlerësohet shumë," tha Korosi Csaba në intervistën për CGTN-in. (Fani)