Ekonomia kineze do t`i japë impuls të ri rimëkëmbjes së ekonomisë globale
2023-02-04 00:39:19

Sipas raportit të OKB-së "Situata dhe perspektivat e ekonomisë botërore 2023" të publikuar më 27 janar, inflacioni i lartë, shtrëngimi agresiv monetar dhe pasiguritë kanë ngadalësuar rimëkëmbjen ekonomike globale, me perspektiva për recesion në vitin 2023. Ndërkohë, pavarësisht vështirësive, rritja ekonomike e Kinës këtë vit parashikohet të përshpejtohet në 4.8 për qind, sipas raportit.

Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon në përditësimin e raportit të vet "Perspektiva ekonomike botërore" se ekonomia kineze do të rritet me 5.2 për qind më 2023, 0.8 pikë përqindjeje më e lartë se parashikimi i tetorit të vitit të kaluar, duke treguar besimin e FMN-së për rritjen e sivjetme të ekonomisë kineze.

PBB-ja e Kinës ka pasur rritje relativisht më të shpejtë në krahasim me ekonomitë e tjera të mëdha botërore gjatë tre vjetëve të fundit, ndërsa norma mesatare e rritjes gjatë kësaj periudhe ishte 4.5 për qind, më e lartë se mesatarja globale prej 1.8 për qind.

Në vitin 2020, Kina ishte e vetmja ekonomi kryesore që pati rritje. Në vitin 2021, PBB-ja e Kinës kontribuoi për mbi 30 për qind të rritjes së ekonomisë globale, ndërsa vjet ekonomia kineze mbeti ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Pa dyshim, rritja e Kinës pritet të tejkalojë shumicën e ekonomive kryesore në vitin 2023.