Sondazhi i CGTN-it: Rimëkëmbja e ekonomisë kineze fiton besimin e botës
2023-02-03 20:26:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një sondazh të bërë nga CGTN-i, 86.8 % e pjesëmarrësve globalë i çmojnë përpjekjet e Kinës për koordinimin e parandalimit e kontrollit të pandemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror. Vetëm 9.03 % e pjesëmarrësve janë të mendimit se ekonomitë e zhvilluara kanë bërë një punë më të mirë për përballimin e pandemisë.

Sipas të dhënave të konsumit gjatë Festës së Pranverës, ekonomia kineze ka shfaqur sinjalin e rimëkëmbjes së fuqishme. Të ardhurat prej turizmit brenda vendit arritën në 375 miliardë e 840 milionë juanë (rreth 55 miliardë e 960 milionë dollarë), duke u shtuar 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave kapën vlerën 6 miliardë e 760 milionë juanë.

Kina ishte e vetmja ekonomi kryesore që realizoi rritje në vitin 2020, ndërsa vitin e kaluar PBB-ja e Kinës i kaloi 120 trilionë juanët. Kina ka dhënë kontribut të rëndësishëm për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Sipas sondazhit të CGTN-it, 88.1 % e pjesëmarrësve i pranuan sukseset e Kinës në parandalimin e kontrollin e pandemisë në tre vjetët e fundit. Ndërsa 71.6 % e pjesëmarrësve e miratojnë plotësisht rregullimin shkencor të politikës parandaluese e kontrolluese të pandemisë të Kinës. (Fani)