Kryebashkiaku i Izmirit shikon bashkëpunimin e mëtejshëm të turizmit me Kinën
2023-02-03 14:51:20

Izmiri (Foto Jayatravel)

Izmiri (Foto Jayatravel)

Qyteti port perëndimor i Turqisë, Izmiri, është i prirur të forcojë shkëmbimet me qytetet kineze për të tërhequr më shumë turistë në epokën pas pandemisë, deklaroi kryebashkiaku Tunc Soyer.

Duke theksuar rëndësinë e tregut kinez për qytetin e tij, Soyer deklaroi për “Xinhua” se Izmiri do të përpiqet të tërheqë më shumë vizitorë kinezë në qytetin bregdetar të Egjeut, pas optimizimit të politikave të vendit aziatik të reagimit ndaj pandemisë Covid-19 në janar.

“Ne sinqerisht besojmë se marrëdhëniet mes njerëzve janë siguria e vërtetë për paqen dhe marrëdhëniet e qëndrueshme midis vendeve”,- tha ai.

Izmiri është qyteti i tretë më i madh në Turqi dhe ka tre qytete simotra në Kinë, përkatësisht Tianjin, Ëuhan dhe Xiamen.

Në shtator 2019, Izmiri nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan në Kinën jugperëndimore, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tregtisë së Izmirit, ku Kina ishte një vend partner, sipas faqes së internetit të Komunës së Izmirit. Të dy qytetet ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm në sektorët e turizmit, infrastrukturës urbane, si dhe panaireve dhe organizimeve kulturore, ndër të tjera.

Sipas Soyer, një delegacion nga Chengdu u ftua në Izmir për të diskutuar bashkëpunimin në sektorin e turizmit rreth tre vjet më parë, kur të dy palët biseduan për mundësinë e hapjes së një zyre të Izmirit në Chengdu dhe një zyre në Chengdu në Izmir. Por, plani u pezullua për shkak të pandemisë.

Soyer tha se Izmiri do të ftojë delegacione nga Chengdu në qytet për të diskutuar mundësitë e biznesit për agjencitë e udhëtimit nga të dyja palët. (Irma)