Zëdhënësja: Kina mbron sipas ligjit lirinë e besimit fetar
2023-02-03 18:06:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve, në fjalimin e mbajtur në Samitin Ndërkombëtar të Lirisë Fetare në Uashington, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e kritikoi Kinën për "gjenocid ndaj myslimanëve ujgurë në Xinjiang".

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë shtypi të premten se, pa marrë parasysh faktet, pala amerikane shpif për politikën fetare të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës. Pala kineze e kundërshton me vendosmëri një gjë të tillë.
Zëdhënësja e diplomacisë së Kinës vuri në dukje se qeveria kineze e mbron sipas ligjit lirinë e besimit fetar të shtetasve dhe banorët e kombësive të ndryshme në Kinë gëzojnë lirinë e plotë të besimit fetar:

"Tani në Kinë ka rreth 200 milionë besimtarë të feve të ndryshme dhe mbi 380 mijë klerikë. Vetëm në Xinjiang ka mbi 24 mijë xhami," tha ajo.

Mao Ning shtoi se tani Xinjiang-u ka stabilitet shoqëror, zhvillim ekonomik e bashkim të kombësive të ndryshme dhe niveli i jetesës së banorëve është përmirësuar vijimisht. Gjatë mbi 60 vjetëve pas themelimit të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë së këtij rajoni është rritur 160 herë, popullsia  ujgure është shtuar nga 2.2 milionë në 12 milionë, ndërsa mosha mesatare është ngritur nga 30 në 74.7 vjet. (Fani)