Pjesa kontinentale rifillon udhëtimet me Hong-Kongun e Makaon që nga 6 shkurti
2023-02-03 17:58:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të premten, Zyra e Çështjeve të Hong-Kongut dhe Makaos e Këshillit të Shtetit të Kinës njoftoi se, që nga 6 shkurti, rifillojnë në mënyrë të gjithanshme udhëtimet mes pjesës kontinentale, Hong-Kongut e Makaos, duke hequr kuotat e tanishme.

Udhëtarët që hyjnë në pjesën kontinentale të Kinës nuk kanë nevojë të paraqesin dëshminë e testit negativ nëse nuk kanë udhëtuar jashtë vendit në shtatë ditët e kaluara. Nëse kanë udhëtuar jashtë vendit kohët e fundit, ata duhet të tregojnë dëshminë e testit negativ brenda 48 orëve.

Në njoftim thuhet se udhëtarët që hyjnë në pjesën e brendshme me kod shëndetësor jonormal ose me temperaturë të lartë trupi, duhet të testohen nga zyrtarët e doganës. Ata që dalin pozitivë me COVID-19 mund të zgjedhin karantinimin në shtëpi ose në spital në pjesën kontinentale.

Sipas njoftimit, autoritetet do të hapin më shumë porte për të pritur fluksin e udhëtarëve, duke ngritur kapacitetin e transportit. (Fani)