Hungaria raporton një rikthim të fortë të turizmit në vitin 2022
2023-02-01 15:11:17

Budapesti (Foto UNESCO)

Budapesti (Foto UNESCO)

Sektori i turizmit në Hungari pa një rimëkëmbje të fortë në vitin 2022, me numrin e qëndrimeve në akomodimet komerciale të vendit që u rrit me pothuajse 40 për qind nga viti në vit në gati 40 milionë. 

Sipas drejtorit të Agjencisë Hungareze të Turizmit, Zoltan Guller, shifra e vitit të kaluar ishte vetëm 5 për qind më e vogël se në vitin 2019 përpara pandemisë, përcjell “Xinhua”.

Vitin e kaluar, të ardhurat nga akomodimi komercial u rritën me 52 për qind nga viti në vit në 1.86 miliardë dollarë amerikanë.

Në përgjithësi, kryeqyteti, Budapesti, ishte destinacioni më popullor turistik në Hungari, ndërsa rajonet malore verilindore të Matra dhe Bukk, si dhe liqeni Balaton, ishin destinacionet më të vizituara nga udhëtarët vendas.

Shumica e vizitorëve të huaj në Hungari ishin nga Gjermania, e ndjekur nga Republika Çeke, Rumania, Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia.

Guller tha se shifrat e turizmit të vitit të kaluar ishin ende më të ulëta se ato të vitit 2019 për shkak të më pak vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.  (Elona)