
Covid Kanada (Foto AAMC)
Kanadaja ka përditësuar shifrat e Covid-19. Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë (PHAC) bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve arrin në 4.550.256, ndërsa i vdekjeve është 50.380, citon “Xinhua”.
Informacioni për rastet dhe vdekjet ishin deri në 21 janar me ndryshime javore në raste dhe vdekje që arritën përkatësisht në 11.029 dhe 229, sipas agjencisë.
Në një deklaratë të PHAC-së të hënën bëhet e ditur se ndërsa virusi SARS-CoV-2 vazhdon të evoluojë dhe ende po qarkullon gjerësisht në të gjithë Kanadanë, qeveria do të përcaktojë rrugën më të mirë të veprimit për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të zbutur ndikimet shoqërore.
Duke pranuar përcaktimin e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së se Covid-19 mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, Kanadaja do të vazhdojë të monitorojë situatën e koronavisurit, bëri të ditur PHAC.
Agjencia bëri të ditur se ndërsa aktiviteti Covid-19 vazhdon dhe shtrimet në spital mbeten të larta në Kanada, metodat e parandalimit, duke përfshirë vaksinimin anti-Covid dhe praktikat mbrojtëse personale, mbeten qasja më e mirë për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së rëndë dhe për të kufizuar barrën mbi sistemit shëndetësor. (Elona)
