Më 26 janar 1926 u shpik ‘’televizori’’. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson në një postim në rrjetet sociale se, 97 vjet më parë, John Logie Baird eksperimentoi me versionin e parë të “televizorit mekanik”. Në ekranin që ishte shumë i vogël, u shfaq një kokë njeriu që lëvizte. Ishte koka e Daisy Elizabeth Gandy, bashkëpunëtores së John Logie Baird, shkencëtarit skocez që njihet si shpikësi i televizorit. Bashkëpunëtorja e tij ishte nga dhoma tjetër, përpara një lloj kamere, ndërsa pamja e saj shfaqej në ekranin e vogël të prototipit të televizorit.
Kutia që solli për herë të parë figurat lëvizëse në shtëpitë e njerëzve, në versionin e saj të parë eksperimental ngjante më shumë me radion, vetëm se zëri shoqërohej me figurën, që qartësohej duke rrotulluar një buton për “skanim elektronik”.
John Logie Baird - foto ATSH
Shkencëtari skocez e quajti atë “Tele-vision”. Ekrani ishte tmerrësisht i vogël, dy centimetra i gjatë dhe një centimetër i gjerë. Në fillim aftësia për të transmetuar figurën larg ishte shumë e kufizuar. Cilësia e pamjeve ishte në formë pikash dhe me luhatje, por u përmirësua përsëri nga Baird.
Ishte 26 janar 1926, në Londër, në lagjen Soho. I ftuar për të parë çudinë ishte edhe një gazetar nga “Times”. Bairdi u shpjegoi se aparati që kishte shpikur quhej “televizor” dhe se mund të shfaqte në moment lëvizjet dhe veprimet e njerëzve që ndodheshin diku tjetër. Ishte një shpikje që do të transformonte botën në mënyrë të jashtëzakonshme, që sot mund të krahasohen vetëm me dukuri si shtypshkronja, apo interneti. Mirëpo, si zakonisht shumëkush e pa me dyshim dhe mospërfillje.
“Se për çfarë mund të përdoret ky aparat në praktikë, mbetet ende e paqartë”, shkroi në atë kohë, gazetari i vetëm që ndoqi eksperimentin, pa e kuptuar se sapo kishte parë lindjen e një mjeti të komunikimit masiv që do t’i shkaktonte krizën e parë madhore gazetave të shtypit, përfshi edhe asaj për të cilën punonte.
Dy vjet më vonë inxhinieri transmetoi një sinjal televiziv midis dy qyteteve 700 km larg, Londrës dhe Glasout, falë një linje të përbashkët telefonike. Në vitin 1928 ai bëri transmetimin e parë transoqeanik, nga Londra në Neë York dhe përsëri atë vit ai transmetoi imazhet e para me ngjyra.
Megjithë këto dyshime fillestare, u deshën vetëm pak vite që shpikja të çmendte botën. Qysh në 1929, BBC adoptoi përdorimin e televizorëve tashmë të prodhuara në masë nga Baird. Televizori I Baid bazahej në një përzierje të mekanikë dhe elektrikë. Për këtë arsye u quajt televizor elektromekanik. Megjithatë nuk zgjati shumë, sepse në vitin 1939 ky sistem u braktis në favor të televizionit plotësisht elektronik , i cili kishte performancë më të mirë.
Një punonjese ne uzinën e prodhimit të televizoreve në Durrës - foto ATSH
Në Shqipëri, televizori hyri për herë të komponentëve parë në vitet 1960 dhe nuk hyri masivisht, pasi importi i tyre nuk ishte i madh. Për të përmbushur kërkkesën e madhe për televizorët, në vitin 1968 u bë i mundur prodhimi i televizorëve të parë në vend. Aparatet e Tv që dikur importoheshin kryesisht nga Gjermania Lindore dhe ish Jugosllavia, filluan të montoheshin edhe në Uzinën e URT në Durrës (Uzina e Radio – Televizorëve).
URT-ja e Durrësit është e njohur në të gjithë vendin për radiot dhe televizorët. Prodhimet e saj u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë dhe për shkak të cilësisë së tyre. Ajo shërbeu për prodhime elektronike të konsumit të gjerë dhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në fillimi radiot, por më pas edhe televizorët e parë u prodhuan me pjesë të adaptuara, të gjetura në inventarin e magazinave të vendit, ndërsa materiali nga importi do të niste të vinte në vitet ’70. Të 120-130 televizorët e parë u pëlqyen shumë, kurse teknikët e inxhinierët filluan të shohin mundësitë e modifikimit të mëtejshëm të tyre.
Me pjesët që merreshin në Nish, nw Jugosllavi u prodhua televizori “Rozafa”, kurse me atë të linjës rumune, u prodhua “Adriatiku”. Televizorët “Riviera”, dhe“Rozafa” ishin të njëjtë në teknologji me PHILIPS-n italian e BLAUPUNKT-in gjerman.
Por bumi i prodhimit të televizorëve shqiptar filloi në vitet ’80. Në atë kohë në Shqipëri qarkullonin dy lloje Tv, të quajtur Adriatik dhe Iliria. Ndërkohë në fund të viteve ’80 filloi prodhimi i televizorëve Lura. Në vitet 1980 për herë të parë u prodhua televizori me ngjyra i markës “Blaupunkt”, prodhim gjerman. Në pikun e kapacitetit të prodhimit prodhonte 6 mijë televizorë.
Zakonisht televizorët ishin më të pranishëm në qytet. Në fshat zakonisht televizorët ishin vendosur në vatrat e Kulturës. Një aparat televizori bardh e zi, kushtonte 4500 lekë të reja Ndërsa një aparat me ngjyra, kushtonte 6 000 mijë lekë të reja.
Neritana Kraja
foto nga VCG