Përfundojnë gërmimet për tunelin e Llogarasë, Rama: Vepra, gati në qershor 2024
2023-02-01 11:46:07

Tuneli i LLogorase (Foto Rtsh)

Tuneli i LLogorase (Foto Rtsh)

Një punë e bërë në kohë rekord, e cilësoi kryeministri Edi Rama përfundimin e gërmimeve në tunelin e Llogorasë, ndërsa shpërndau pamje në rrjetet sociale të vijimit të punimeve.  Ai deklaroi se punimet pritet të mbyllen në fillim të muajit qershor të vitit të ardhshëm.  

“Përfundojnë me një moment emocionues për të gjithë skuadrat e angazhuara, gërmimet e tunelit të Llogarasë, i cili tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore”.  

Sipas kryeministrit Rama, ky tunel do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore. (Elona)